Rajoni

Dialogu Prishtinë-Beograt / Gjermania kërkon përfaqësuesin e saj

Berlini zyrtar duket shumë i interesuar që i dërguari europian në bisedimet Prishtinë-Beograd të jetë gjerman. Burime në Gjermani thonë se Qeveria Merkel do të insistojë që ndërmjetësi të jetë përfaqësuesi i saj. Kjo do të amortizonte procesin e udhëhequr deri më tani nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në largim, Federica Mogherini, që siç thonë në Berlin, “në mënyrë të pashmangshme çonte në shkëmbim territoresh”.