Politikë

Dorëzohet në KQZ dorëheqja e Valdrin Pjetrit

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i është dorëzuar tërheqja e Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të Shkodrës, pas denoncimit të opozitës se ka qenë i dënuar në Itali. Tashmë, KQZ-ja duhet të shqyrtojë kërkesën për të shpallur pavlefshmërinë e mandatit të Pjetrit si fitues i vendoreve të 30 Qershorit për kreun e Bashkisë Shkodër. Ndërkaq, ende nuk është zgjidhur kush do të marrë drejtimin e saj. Për këtë, kryetarja e Këshillit Bashkiak që u konstitu’ua dje tha se do t’i drejtohet me kërkesë KQZ-së.