Aktualitet

E diela shton pushuesit në plazhe, kryeqytetasit zgjedhin Durrësin

Ashtu si edhe të dielat paraardhëse, janë të shumtë pushuesit ditorë që i drejtohen sot Bregdetit. Në Autostradën Tiranë-Durrës prej orëve të hershme të mëngjesit vërehet fluks i shtuar automjetesh private, por nuk raportohet bllokim qarkullimi. Kryesisht segmenti që të çon drejt Gjirit të Lalëzit është dhe zona që ka trafik, por të shumtë janë qytetarët që i drejtohet edhe jugut të vendit për të pushuar. Të gjithë pushuesit ditorë, këtë të dielë do të kenë në favor edhe motin.  Sipas Meteoalb, sot do të na shoqërojnë kthjellimet të shtrira në pjesën dërrmuese të territorit. Temperaturat variojnë: në zonat malore 19-31 gradë, në vendet e ulta 22-35 e në bregdet 23-37 gradë celcius.