Aktualitet

Erërat e forta, Policia rrugore jep njoftimin e rëndësishëm

Si pasojë e erës shumë të fortë dhe motit të keq, Policia Rrugore pezullon lëvizjen e kamionëve me mbulesë në aksin Lezhë-Mabë, për të evituar aksidentet rrugore. Gjithashtu, Policia bën një apel edhe për drejtuesit e të gjitha mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor dhe në aksin Tepelenë-Fier të ngadalësojnë shpejtësinë dhe të tregohen të kujdesshëm. Gjatë ditës së sotme, 5 kamionë u përmbysën si pasojë e erës së fortë, por fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar.