Bota

Evropë, gjatë dekadës së ardhshme mund të parandalohen më shumë se 60 mijë vdekje të parakohshme

Më shumë se 60 mijë vdekje të parakohshme në Europë mund të parandalohen gjatë dekadës së ardhshme, nëse merren masa urgjente ndaj ndotjes së ajrit nga centralet më të pista të qymyrgurit në Ballkanin Perëndimor. Koalicioni i Klimës në Europë  thotë se përdorimi i qymyrit në 16 impiante të periudhës komuniste për qëllime energjetike po kushton jetë njerëzish. Aty përmenden centralet rajonale të linjitit, që lëshojnë një koktejl ndotësish të rrezikshëm që depërtojnë thellë në traktin respirator.