Rajoni

Financimi i mediave, Prokuroria greke nis hetimet për portalin që “nxori sekretin”

Prokuroria në Greqi ka urdhëruar fillimin e hetimeve për nxjerrje të sekretit shtetëror ndaj portalit “iefimerida.gr”. Portali publikoi i pari çështjen e pagesave nga fondet sekrete të Ministrisë së Punëve të Jashtme të shtetit helen për mediat në Shqipëri e Maqedoni. Pas urdhrit për hetime, ka pasur reagime të furishme  nga partitë e opozitës dhe komuniteti i gazetarëve. PASOK tha se qeveria po kërkon të mbysë lirinë e shtypit.