Aktualitet

Forca të shumta policore rrethojnë kryeministrinë

Protesta e studentëve ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Shtetit. Pranë ambienteve të kryeministrisë është vënë re një prezencë e madhe e forcave të policisë. Masat vijnë pas paralajmërimit se protesta studentore do të jetë mbarëkombëtare. Ndërkohë efektivët janë në gatishmëri, për t’i bërë ballë çdo situate.