Bota

Francë, vdes shoferi i sulmuar nga pasagjerët që nuk donin të mbanin maskë

Një drejtues autobusi në Francë ka vdekur mëngjesin e sotëm, disa ditë pasi u sulmua nga pesë pasagjerë që refuzonin të mbanin maskën e detyrueshme në transportin publik. Kryebashkiaku i Bayonee, Jean-René Etchegaray, denoncoi sulmin dhe i bëri homazh shërbyesit publik: “Ai na la imazhin e një njeriu bujar. Mendimet tona janë me gruan dhe fëmijët e tij”.