Showbiz

Gigi Hadid poston për herë të parë foto me barkun e rrumbullakët

Më në fund modelja e famshme Gigi Hadid vendosi të postojë foto me barkun e rrumbullakët.

Pak orë më parë ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa foto profesionale bardhë e zi ku duket qartë barku i fryrë.

Fotot janë realizuar nga Liugi dhe lango në fund të muajit korrik. Modelja 25-vjeçare e cila pret fëmijën e saj të parë me këngëtarin britanik Zayn Malik fillimisht nuk dëshironte të postonte foto të shtatzënisë.

Gigi dëshironte ta mbante vetëm për vete pritjen e saj të ëmbël por pas kërkesës së madhe të fansave ajo vendosi ta shfaqë barkun e rrumbullakët.