Aktualitet

Gjirokastër, përfshihet nga flakët punishtja e çantave

Një shkëndijë elektrike çoi në djegien e pjesshme të një fabrike çantash kartoni në Gjirokastër. Flakët përfshinë katin e parë të godinës që ndodhet në një zonë industriale në rrugën Gjirokastër-Kakavijë. Zjarrfikësit mundësuan lokalizimin e shuarjen e zjarrit, ndërsa përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi punëtorët e fabrikës ishin evakuar.