Politikë

Gjykata e Durrësit nuk i jep vërtetimin e mandatit Valbona Sakos

Gjykata e Durrësit nuk i jep vërtetimin e mandatit, Valbona Sakos, që fitoi në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit. Ky është një vendim që ndryshon nga i gjykatave të rretheve të tjera, që kanë pranuar mandatin e të zgjedhurve si kryebashkiakë. Aty argumentohet se procesi zgjedhor i 30 Qershorit nuk është i ligjshëm, pasi “Bindja Demokratike” u regjistrua jashtë afatit zyrtar duke i bërë zgjedhjet nul. Partia e Astrit Patozit  kandidoi me Valbona Sakollarin. Tashmë, për Sakon, fjalën e fundit do ta ketë Gjykata e Apelit, meqë ajo e shkallës së parë në Durrës refuzoi t’i japë mandatin.