Aktualitet

Gjykata vendos të lerë në fuqi masën për bllokimin e pasaportës së Tahirit

Zgjati rreth një orë dëshmia e Saimir Tahirit te Krimet e Rënda. Gjykata vendosi të lerë në fuqi masën për bllokimin e pasaportës. Maks Haxhia, avokati i ish-Ministrit të Brendshëm tha se do ta apelojnë vendimin brenda 5 ditëve. Ai e cilësoi gjykatën, “noter të Prokurorisë”, si dhe shtoi se “nuk ka rrezik që Tahiri të largohet jashtë vendit”. “Klienti im është i gatshëm të përballet me Drejtësinë. Nuk ka fakte e prova të reja”, – theksoi avokati. Tahiri iu përgjigj çështjeve që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave.