Rajoni

Haradinaj kërkon ndihmën e NATO-s për progresin dhe profesionalizmin e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj kërkon ndihmën e NATO-s për progresin dhe profesionalizmin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Këtë kërkesë ia drejtoi komandantit të lartë të Forcave Aleate të Aleancës për Europën, gjeneralit Tod D. Uolltërs. Gjithashtu, Haradinaj e siguroi ushtarakun e lartë për gatishmërinë e Kosovës që t’i kontribuojë paqes, aty ku kërkohet nga Amerika e vendet e tjera të NATO-s. Para qëndrimit në Prishtinë, Uolltërs ishte në Beograd ku autoritetet serbe i shprehën kundërshtimin për formimin e Ushtrisë së Kosovës.