Rajoni

Haradinaj kërkon shtyrjen e votimit të Kosovës në INTERPOL

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se ka vendosur të kërkojë shtyrjen e votimit për anëtarësim të Kosovës në policinë Ndërkombëtarë INTERPOL për vitin e ardhshëm. Zyrtarët e Beogradit e cilësuan këtë tërheqje si fitore diplomatike ndaj Kosovës. Në nëntor të vitit të kaluar Kosova nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtare e kësaj organizate.