Aktualitet Rajoni

Hashim Thaçi uron Ilir Metën

Hashim Thaçi uron Ilir Metën për marrjen e detyrës si president i Republikës së Shqipërisë. Presidenti i Kosovës shprehet i bindur se në përputhje me detyrimet e tij kushtetuese, si faktor uniteti homologu i tij shqiptar do t’i shërbejë frymës së konsensusit, dialogut dhe bashkëpunimit ndër-institucional dhe gjith-shqiptar. Thaçi shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve politike, ekonomike e kulturore mes dy vendeve.