Rajoni

Hoti dhe Vuçiç takohen sot në orën 16:00 në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç takohen sot në orën 16:00 në Bruksel, në kuadër të rifillimit të dialogut me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. BE-ja përfaqësohet me Përfaqësuesin për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell e me të Dërguarin për Dialogun, Mirosllav Lajçak. Hoti e Vuçiç do të jenë përballë njëri tjetrit pas takimit virtual të 4 ditëve më parë. Dialogu Prishtinë-Beograd për normalizimin e marrëdhënieve ishte ndërprerë në nëntor të 2018-ës.