Rajoni

Janeva sot dëshmon për rastin “Reket”

Ish-Prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, dëshmon sot për rastin “Zhvatja”. Në një përgjim i përmendej emri nga dy protagonistët e një skandali korrupsioni. Pronari i një televizioni, i afërt me të dhe kryeministrin Zaev u bë pjesë e një regjistrimi audio ku kundrejt 1.5 milionë eurove i premtonte zbutje të akuzave një biznesmeni nën hetim, falë ndërhyrjes së Janevës. Pak orë nga shpërthimi i skandalit, para një muaji, ajo dha dorëheqje. Por arsyen e lidhi me mungesën e marrëveshjes mbi projektligjin për punën e zyrës që drejtonte.