Sport

Kategoria Superiore, Java e 31-të nis me këto sfida

Java e 31-të e Kategorisë Superiore ngre siparin me dy ndeshje. Në këto çaste nisin të luhen Partizani-Laçi e Flamurtari-Luftëtari. Në përballjen Partizani-Laçi synohet zona europiane veçanërisht për të kuqtë. Ndërkaq, nesër zhvillohen tre takime të tjera të Javës së 31-të: Kukësi-Bylis e Vllaznia-Teuta në 17:00, si dhe Skënderbeu-Tirana në orën 20:00. Të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore transmetohen në platformën Digitalb.