Aktualitet

Kallëzohet në Prokurori kryebashkiakja e Gjirokastrës

Kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, është kallëzuar në Prokurori për ‘Shpërdorim Detyre”. Ajo akuzohet për disa shkelje ligjore në rastet e shpronësimeve. Dosja me hetimet e Prokurorisë është dorëzuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër para disa ditësh. Seanca e parë gjyqësore është caktuar më 25 korrik.