Aktualitet

Kanabis dhe armë në Mifol, procedohen kryepleqtë

Dy persona u arrestuan në Vlorë, ndërsa u proceduan 2 kryepleq të fshatrave Mifol dhe Aliban për shpërdorim detyre. 13 kg kanabis u sekuestruan ndërsa u bllokua edhe një armë zjarri me 30 fishekë. Aksioni u zhvillua gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Mifoli”.