Sport

KAS la në fuqi dënimin për Skënderbeun, UEFA përshëndet vendimin

UEFA mirëpret vendimin e KAS, që la në fuqi dënimin për skuadrën e Skënderbeut. Nëpërmjet një deklarate, UEFA shprehet se e mirëpret vendimit e KAS për të hedhur poshtë apelimin e Skënderbeut, ndaj Komisionit të Apelit në UEFA, për vendimin e datës 26 prill 2018, të marrë kundër Skënderbeut. Klubi korçar përjashtohet nga kompeticionet e UEFA-s për 10 vite, si dhe gjobitet me 1 milionë euro për trukim ndeshjesh.