Bota

Koronavirusi, zyrtarja e mjedisit në OKB: Natyra po na dërgon një mesazh!

Zyrtarja e mjedisit në Kombet e Bashkuara Inger Andersen tha sot se natyra po na dërgon një mesazh me pandeminë e koronavirusit dhe krizën e vazhdueshme të klimës. Andersen tha se njerëzimi po krijon shumë presione mbi botën natyrore me pasoja shkatërrimtare, si dhe paralajmëroi se mungesa e kujdesit ndaj planetit është e njëjtë me mungesën e kujdesit ndaj vetes.

Asnjëherë më parë nuk kishin ekzistuar mundësi të tilla që patogjenët të kalojnë nga kafshët shtëpiake apo të egra, te njeriu,” tha ajo për Guardian, duke shpjeguar se 75% e sëmundjeve infektive vijnë nga bota e egër. Erozioni i vazhduar i hapësirave të botës së egër po na sjell tepër afër me kafshët dhe bimët që bartin sëmundje që mund të vrasin njerëzit”- shtoi ajo.