Rajoni

Kosovë, Akademia e Shkencave kritikon politikën për menaxhim të dobët ndaj COVID-19

Në Kosovë, Akademia e Shkencave kritikon politikën për menaxhim të dobët të situatës nga koronavirusi. Duke marrë shkas nga shifrat në rritje të rasteve e të viktimave, Akademia thekson se “Kjo gjendje e ka bërë Kosovën vend të izoluar, ku krahas institucioneve ka dështuar dhe ndërgjegjësimi, përgjegjësia kolektive e vlerat e emancipimit shoqëror”. Gjithashtu hidhen akuza për fshehje të qëllimshme të situatës reale, të cilën e përshkruan si shumë më të rëndë nga sa deklarohet zyrtarisht. Deri tani, në Kosovë janë mbi 3 mijë e 800 raste aktive ne COVID-19 ndërsa 284 persona humbën jetën.