Rajoni

Kosovë, ja çfarë numri do ketë PDK, LDK, VV dhe AAK në fletën e votimit

Në Kosovë u organizua ceremonia e tërheqjes së shortit nga KQZ, ku 25 subjektet politike tërhoqën numrin e tyre dhe njëkohësisht renditjen në fletëvotim. Partia Demokratike e Kosovës ka tërhequr numrin 112. Pra ajo do të renditet menjëherë e dyta në fletëvotim. Ndërsa koalicioni AAK-PSD ka tërhequr numrin 119. Lëvizja Vetëvendosje numrin 126 ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD numrin 122. kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se KQZ është e angazhuar për zgjedhje sipas standardeve evropiane.