Politikë

Kryeministri i Kosovës vizitë zyrtare në Tiranë

Avdullah Hoti zhvillon sot të parën vizitë në Shqipëri si kryeministër i Kosovës. Ceremoniali i këtyre çasteve i Mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave, pas 10 minutave do të pasohet me takimin e Hotit me mikpritësin Rama e më pas takohen dy delegacionet. Në 11:30, dy kryeministrat pritet të japin një konferencë shtypi. Në orën 13:00, shefi i qeverisë së Prishtinës i drejtohet Presidencës për takimin me presidentin Meta e në 14:00 do të takojë kryeparlamentarin Ruçi. Pjesë e axhendës së Hotit janë dhe takimet me kryebashkiakun e Tiranës Veliaj në 14:45 e kryedemokratin Basha në 15:30.