Politikë

Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshimet kushtetuese

Me 106 vota pro dhe 10 kundër, Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshimet kushtetuese për hapjen e pjesshme të listave e formulën e koalicioneve parazgjedhore, amendime që kundërshtohen nga Opozita e Bashkuar. Rama tha se për sistemet zgjedhore, Komisioni i Venecias dhe OSBE-ja nuk rekomandojnë ndonjë sistem të veçantë, nuk ka standarde ndërkombëtare: “Cfarë thotë Venecia për sistemet zgjedhore: Shtete gëzojnë marsh të gjer vlerësimi për zgjedhjet politike. Ata nuk rekomandojnë sistem të veçantë dhe nuk ka standarde ndërkombëtare që rekomandojnë për shpërndarjen e mandateve. Ky është i gjithë grupi i organizmave që garantojnë votën e lirë. Prandaj miqtë dhe partnerët tanë, se ky është vendim i Republikës së Shqipërisë dhe e vendos vetë se cfarë bën me sistemin zgjedhorë. Nuk duhet ta ndajmë me askënd as me ambasadorën e SHBA. duke i respektuar maksimalisht. Por zot në vendin e tyre. Dhe nuk bëhen 30 vjet të tjera nëse nuk i themi gjëra sic janë. Nuk është përgjegjësia e ambasadorëve që ne prej 30 vjetësh kërkojmë në anglisht zgjidhjen e problemeve tona. Por kur dëgjoj ambasadoren e SHBA që do ti ndjekim a do mbajnë fjalën. Nuk më vjen mirë sinqerisht. Kjo është një arsye që kur merr përsipër të përfaqësojë popullin. “ tha Rama.  Më herët, deputetja e Opozitës, Rudina Hajdari, e cila u angazhua për hapjen e listave e cilësoi ditën e sotme si “historike”. Kryeparlamentari Ruçi deklaroi të mbyllur sesionin e 6-të të Kuvendit të Shqipërisë, i 7-ti hapet më 7 Shtator.