Bota

Li Keqiang rizgjidhet Kryeministër i Kinës

Parlamenti i Kinës zgjodhi Li Keqiang-un për një tjetër mandat 5-vjeçar si kryeministër i vendit. Li mori 2 mijë e 964 vota pro dhe vetëm dy kundër. Për nga pozita politike, 62-vjeçari është numri i shtetit, pas presidentit Xi Jinping, gjithashtu i rizgjedhur nga Parlamenti.