Sport

Luhet sot në orën 19:00 derbi i kryeqytetit mes Partizanit e Tiranës në Stadiumin e ri “Air Albania”

Sot në orën 19:00 në Stadiumin e ri “Air Albania” luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit e Tiranës. Të gjithë ata futbollistë që zbresin në fushë do të mbeten në historinë e futbollit si lojtarët që luajtën ndeshjen e parë të Kategorisë Superiore në shtëpinë e re të futbollit shqiptar. Gjithashtu për futbollistin e parë që shënoi në Arenën Kombëtare, arbitrin që pritet ta drejtojë, si dhe për 21 mijë e 650 tifozët do të jetë ngjarje e veçantë prezenca në derbin e parë të luajtur në Stadiumin e ri Kombëtar. 50% e të ardhurave nga biletat e shitura do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.