Showbiz

Madonna paditet nga fansat për vonesën në koncert

Ajo mund të jetë mbretëresha e muzikës pop por ama fansat nuk e tolerojnë faktin që ajo nuk tregon aspak profesionalizëm në koncertet e saj.

Turneu muzikor “Madame X” shumë shpesh është kritikuar për vonesën e këngëtares, për performancat e dobëta dhe momentet kur Madonna vendos të pijë e të dehet në skenë.

Këtë herë një fans i saj ka vendosur të marrë masa dhe ta padisë këngëtaren e famshme. Ai u shpreh se orari i koncertit të Maddonës në Miami u shty nga ora 8:30 për në 10:30 papritur.

Djaloshi Nate Hollander tregoi për mediat se ndyrshimi i orarit të koncertit përbën problem për të dhe shumë fansa të tjerë që udhëtojnë për orë të tëra për të parë 61-vjeçaren live.

Vendimit për padi nga Nate ndaj Madonnës i janë bashkuar edhe shumë fansa të tjerë të cilët nuk kanë marrë dëmshpërblim mbi biletat e tyre të shtrenjta.