Showbiz

Madonna rikthehet në skenë pasi anuloi 10 koncerte

Atë e quajnë mbretëresha e muzikës pop megjithëse nuk sillet aspak si e tillë.

Madonna është rikthyer në skenë në kuadër të turneut të saj “Madame X” pasi anuloi plot 10 shfaqje, një veprim që irritoi tej mase fansat e saj.

Sipas përfaqësuesve të 61-vjeçares, shëndeti i Madonnës ka qenë në rrezik dhe mjekët e kanë detyruar të jetë në regjim shtrati për një kohë të gjatë.

Megjithatë, fansat janë të bindur se ajo e tepron me alkoolin ndoshta edhe me substancat narkotike.

Sakaq, Madonna arriti të performojë mbrëmjen e kaluar në Londër dhe të pranishmit theksuan se pritja ja vlejti pasi spektakli që ajo dhuroi ishte i paharrueshëm.