Rajoni

Maqedoni Veriore, një viktimë dhe 141 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi sot për një të vdekur dhe 141 të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve. Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 529. Që nga fillimi i pandemisë, janë diagnostikuar gjithsej 12,083 persona me koronavirus.Prej tyre, 8,248 pacientë janë shëruar. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3,306.