Politikë

Mblidhet komisioni hetimor për Metën, Manja: Shkeli rëndë Kushtetutën

Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit zhvilloi sot mbledhjen e parë të tij, ku caktoi Klotilda Bushkën si sekretare të tij. Kryetari Ulsi Manja  deklaroi se në vijim dy bashkë-relatorët duhet të përgatisin një projekt rregullore dhe plan paraprak për punën e komisionit. Mazhoranca kërkon shkarkimin e Ilir Metës nga funksioni i kreut të shtetit, pas shfuqizimit të 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.