Më shumë se një miliard aparate telefonike Android, janë në rrezik të hakërohen, sepse nuk mbrohen më nga update-t e sigurisë.
Kushdo që përdor një telefon Android, të prodhuar në 2012 ose më herët, duhet të jetë veçanërisht i shqetësuar.
Vetë Google nuk ka reaguar ende. Sipas të dhënave të saj, 42.1 përqind e përdoruesve të Android-it në botë kanë versionet 6.0 të sistemit të tij operativ, ose të mëhershme. Sipas një buletini të sigurisë së Android-it, nuk ka update të lëshuara për sistemin android në 2019, për versionet nën 7.0.
Duke u bazuar në këto të dhëna, ekspertët dalin në përfundimin se dy në pesë përdorues të androidit në të gjithë botën, nuk kanë marrë më updatet e sigurisë. Ata kanë testuar pesë telefona, një Motorola X, një Samsung Galaxy A5, një Sony Xperia Z2, një LG/Google Nexus 5 dhe një Samsung Galaxy S6. I kanë kërkuar një laboratori t’i infektojë ata me një virus dhe tentativa ka rezultuar e suksesshme te secili.