Bota

Merkel: Pa Rusinë Europa nuk është e sigurt

Në një takim rajonal të CDU-së, Angela Merkel paralajmëroi kundër rritjs së nacionalizmit në Gjermani. “Shumë shpejt nuk do të ketë më të mbijetuar nga Lufta e Dytë Botërore. Ndoshta, vetëm atëherë ne do të shohim realisht, për herë të parë, nëse kemi mësuar gjë nga historia”, – tha kancelarja gjermane. Merkel shtoi se “Europa nuk mund të konsiderohej më diçka e sigurt”.