Politikë

Meta apel Opozitës: Shmangni aktet e dhunës në protestë

Presidenti i Republikës doli me një qëndrim zyrtar pak orë para protestës së opozitës. Ilir Meta apelon për distancim nga dhuna. “Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’u kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cënohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar”, shkruan Meta. Megjithatë kreu i shtetit vlerëson se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse, se sa të largohen nga vendi.