Aktualitet

Meta i përgjigjet Ramës: Kryediplomacia nuk është autoshkollë

Vijon debati në distancë mes kryeministrit dhe presidentit të Republikës lidhur me refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt në postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ilir Meta shkruan në rrjete sociale se posti i kryediplomatit është kyç. “Ministria për Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor. Partia Socialiste dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla  e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor”- shkruan kreu i shtetit.