Rajoni

Ministri i Jashtëm turk takohet me Haradinajn dhe Veselin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu, gjatë vizitës së tij në Kosovë. Haradinaj theksoi se Turqia është dhe vazhdon të mbetet partner strategjik në fushën e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe të sigurisë. Ministri i Jashtëm i Turqisë, u takua edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli, më të cilin po ashtu diskutuan rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.