Rajoni

Moti i keq në Kosovë, Hoti: Ekipet e emergjencave rritën shkallën e gatishmërisë

Në disa zona të Kosovës  paralajmërohen përmbytje nga rreshjet e shiut me intensitet të lartë që nisën sot dhe që pritet të vazhdojnë në ditët e ardhshme. Pas parashikimeve të sinoptikanëve, kryeministri Avdullah Hoti bëri të ditur se  ekipet e emergjencave rritën shkallën e gatishmërisë për të ndërhyrë. Sipas nivelit të rrezikut nëpër komuna, ata do të veprojnë në bashkërendim me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ndërkaq, disa rrugë në Prishtinë e qytete të tjera ishin ndër të parat që u përmbytën.