Aktualitet

Në 54 shtete të Unionit Afrikan janë raportuar rreth 104 mijë raste me koronavirus

Në 54 shtete të Unionit Afrikan janë raportuar rreth 104 mijë raste me koronavirus, mbi 3 mijë viktima e më shumë se 41 mijë të shëruar. Për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, shifrat jo shumë të larta krahasuar me të tjera rajone lidhen me faktin se 60% e popullatës në Afrikë është nën 25-vjeç, ndërsa në Europë, afro 95% e viktimave ishin kryesisht të moshuar. Po ashtu vlerësohen masat kufizuese të vendeve afrikane, ndonëse niveli i testimeve mbetet i ulët.