Bota

Nëntë vende të BE për “integrimin e përshpejtuar” të Ballkanit Perëndimor

Austria, Italia, Sllovenia, vendet e Grupit të Vishegradit dorëzuan në Bruksel propozimin e tyre “për të përmirësuar procesin dhe integrimin e qëndrueshëm dhe të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor”. Në dokument propozohen 5 objektiva për anëtarësim të plotë si qëllimin përfundimtar. Komisionit Evropian i kërkohet të paraqesë, më qartë, më lehtë, krahasimin dhe matjen e vlerësimeve të përparimit të zbatimit të kritereve të BE-së nga vendet në procesin e pranimit.