Aktualitet

“NOA Control”, fituesi pa garë i pompave të naftës

Një kompani private u shpall sot fituese e një koncesioni të pakërkuar për kontrollin e pompave të naftës. “NOA Control” ka qenë e vetme në garë. Nga të dhënat e saj ajo thotë se do të investojë 70 milionë lekë. Por të ardhurat pritet të jenë 50 milionë euro.