Sport

Nuk ndalen problemet te Juventusi, tifozët bojkotojnë shkallët e stadiumit

Nuk kanë fund problemet te Juventusi. Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative, klubi torinez do të udhëtojë i vetëm drejt Spanjës. Lajmi konfirmohet nga “Tuttosport”, që shkruan se ultrasit e Juventusit do të bojkotojnë ndeshjen në shenjë proteste ndaj arrestimeve të fundit të drejtuesve të grupit. 12 udhëheqës të grupeve ultras të Juventusit u arrestuan dje për komplot kriminal, shantazh, pastrim parash dhe dhunë. Juventusi do të luajë nesër takimin e parë në Champions League ndaj Atleticos së Madrid.