Showbiz

Olta Boka bëhet nënë për herë të parë, ja emri i veçantë i vajzës

Këngëtarja Olta Boka është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj Ivi Rrokaj kanë pritur ardhjen në jetë të vajzës së tyre të cilën e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Gaia.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Olta nëpërmjet platformave të saj sociale ku shkruan: “Mezi të kemi pritur Gaia Rrokaj, perëndesha e jetëve tona. Të mora në krah dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madh që s’ka skenë që mund t’i përafrohet! Me ty u zbrit një copëz parajse dhe unë premtoj që do të kujdesem për ty siç bën Zoti me ëngjëjt e tij.”

Ajo ka ndarë një foto ku mban dorën e vogëlushes së saj të porsaardhur në jetë.