Pak orë pasi u shpall drejtuesi i ceremonisë “Oscar”, Kevin Hart heq dorë

Ditën e kaluar komediani Kevin Hart u konfirmua zyrtarisht si prezantuesi i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar” për vitin e ardhshëm por mesa duket Akademia duhet të gjejë një të ri.

Kevin Hart lajmëroi dorëheqjen dhe shkak për këtë janë bërë disa postime raciste dhe diskriminuese kundrejt komunitetit të LGBT+ që ai ka bërë vite më parë.

E gjithë vëmendja mediatike shkoi për 46-vjeçarin pasi u shpall drejtuesi i këtij eventi kaq të rëndësishëm dhe kjo ka bërë që publiku të bëjë hulumtime rreth karrierës së tij ndër vite dhe sigurisht parimet e personalitetin por kanë gjetur gjëra të tmerrshme.

“Më vjen keq që lëndova njerëzit. Jam duke u përmirësuar. Qëllimi im është t’i afroj njerëzit jo e kundërta. Shumë dashuri dhe respekt për Akademinë. Shpresoi të takohemi sërish” ,-shkroi ai në postimin e tij në Twitter.

Me shume nga: Kevin Hart