Rajoni

Palmer: I takon Prishtinës dhe Beogradit të krijojnë parametrat e dialogut

Shtetet e Bashkuara nuk përjashtojnë mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë në një intervistë për EUobserver, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer nuk pranoi të komentojë nëse SHBA është kundër Gjermanisë, që e cilëson marrëveshjen për ndryshim kufijsh si destabilizuese për rajonin. Ndërkaq, Palmer tha se u takon palëve të krijojnë parametrat e dialogut të ndërsjelltë.