Bota

Panairi tradicional i makinave nesër ngre siparin në Frankfurt

Nesër ngre siparin panairi tradicional i makinave në Frankfurt. Këtë vit do të ketë mungesa: një duzinë prodhuesish kanë hequr dorë nga ekspozimi i modeleve të tyre për shkak të kostove në rritje. Për këtë arsye nuk do jenë aleanca Nissan-Mitsubishi, brandet premium Aston Martin, Cadillac, Rolls-Royce, Volvo, Chevrolet e dy japonezet, Toyota dhe Mazda. Vëmendjen do ta rrëmbejnë Voksvagen, BMW e Daimler.