Rajoni

Para takimit me Isa Mustafën, Kurti: Nuk ka pengesë që nuk do ta tejkalojmë!

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, para takimit të sotëm me kreun e LDK-së, Isa Mustafa u shpreh i bindur se nuk do të ketë asnjë pengesë, përshirë postin e presidentit që nuk do të tejkalohet me LDK-në për të formuar qeverinë e ardhshme, pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Për takimin e sotëm, Kurti tha se do të vazhdojnë negociatat aty ku kanë mbetur në ndarjen e përgjegjësive në ekzekutiv.