Aktualitet

Pas 30 minutave, Saimir Tahiri do të flasë për mediat

Pas 30 minutave, Saimir Tahiri do të flasë për mediat. Ish-Ministri i Brendshëm ka njoftuar këtë dalje, dy ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda i rrëzoi akuzat për trafik droge e grup të strukturuar kriminal, ndërsa e shpalli fajtor “Për shpërdorim detyre”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi me 5 vjet burg arrin në 3.4 vite, që gjykata ia konvertoi në 3 vjet shërbim prove. Gjatë kësaj kohe nuk duhet të kryejë funksione publike. Tahiri ka njoftuar se sot do të shpjegojë të vërtetën e tij, siç theksoi “deri në këtë stacion të parë”.