Bota

Pas Shqipërisë, tërmetet shkundin Greqinë e Turqinë

Toka vazhdon të lëkundet, por tani më “pika e nxehtë” është Greqia dhe Turqia. Nga lëkundjet e regjistruara së fundmi, duket se pas Shqipërisë vala e goditjeve ka prekur Turqinë dhe Greqinë fqinje. Vetëm gjatë natës janë regjistruar tërmete me magnitudë 5.4 në Greqi, 2.5, 4.8 e 4.5 në Turqi. Sipas ekspertëve, rajonet më të ekspozuara të kontinentit ndaj lëkundjeve sizmike janë Ballkani, Italia, Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Turqia.