Politikë

PD: Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të zgjidhen pa Vetting!

Një ditë pasi Presidenti i Republikës thirri një protestë kombëtare në datën 2 mars, e cila do të mbahet vetëm pak ditë përpara se Samiti i Zagrebit të diskutojë për hapjen e mundshme të negociatave të anëtarësimit ka reaguar Partia Demokratike. Partia Demokratike rikthehet të bojkotojë reformën në drejtësi. Ditën e sotme, në tryezën e përbashkët të reformës zgjedhore, përfaqësuesit e PD ngritën një propozim që mund të shndërrohet në një pretekst për braktisjen e re të tryezës dhe institucioneve. PD propozon që gjyqtarët që do të bëhen pjesë e Kolegjit Zgjedhor, nuk duhet që detyrimisht të kenë kaluar Vettingun.